Dashamir TahiriNjë ditë pas deklaratës së bërë nga Shpëtim Idrizi, se Dashamir Tahiri ka një agjendë ndryshe nga ajo e PDIU-së, ka reaguar Deputeti çam i Qarkut të Vlorës. Mesazhin preferoi t’ia jepte nga i njëjti qytet gjatë një takimi që zhvilloi me strukturat e kësaj partie. Kryetarit që kaloi në koalicion me të majtën i kujtoi se agjenda e tij është çështja çame dhe se kurrë nuk do të pranojë të bëjë pazare me kauzën e të parëve në këmbim të pushtetit.

Kjo është dhe arsyeja që ai thotë se ka bërë që edhe në zgjedhjet vendore të 21 qershorit të mbështesë kandidatin e koalicionit të djathtë për Bashkinë e Vlorës.

Dashamir Tahiri është i vetmi Deputet nga të zgjedhurit e PDIU – së që nuk iu bashkangjit koalicionit të arritur një muaj më parë mes Kryeministrit Rama dhe Shpëtim Idrizit.

Tv Klan