Do të jetë Gjykata Administrative ajo që do të vendosë për fatin e mandatit të ish-deputetit Dashamir Tahiri.

Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë ka vendosur mos kompetencën duke ia deleguar çështjen Gjykatës Administrative të Shkallës parë.

Pritet që gjykata të hedhë shortin ditën e hënë ku do të përcaktohet dhe gjyqtari që do shqyrtoje padinë e bërë nga ish-deputeti.

Ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar Tahirin me Edmodn Zejnon, i dyti në listën e deputetëve të PDIU në qarkun e Vlorës. / TV KLAN