Për të dytin sezon radhazi, Arsenal është në garë për titullin kampion në Angli. Londinezët po përjetojnë një prej ecurive më të mira vitet e fundit, pasi nuk njohin humbje në 10 takimet e Premier League përgjatë vitit 2024. Një kontribut të rëndësishëm e ka dhënë padyshim portieri, David Raya.

Spanjolli është portieri i parë që ka regjistruar më shumë se 10-ndeshje pa pësuar gol, ekzaktësisht 13 deri më tani këtë sezon në Premier League.

Portieri i Arsenalit, i cili mbërriti verën e kaluar, është gjithashtu portieri i parë që ruan portën e paprekur kundër Manchester City-t në Etihad Stadium që nga Vicente Guaita në tetor 2021 pas barazimit të fundit të Arsenalit kundër City-t.

Nga ana tjetër, lojtari katalanas e çoi skuadrën e tij në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve , duke qenë kyç në neutralizimin e penalltive. Në 29 ndeshje, 22 në Premier League dhe shtatë në Ligën e Kampionëve që ka luajtur në të gjitha garat, portieri 28-vjeçar ka pranuar vetëm 23 gola për tu shndërruar në një pikë kyçe për tituj këtë sezon për skuadrën e Mikel Artetës.

Klan News