Pa shenja jete dhe të dhunuar janë gjetur një çift të moshuarish në banesën e tyre në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Kosta dhe Kleoniqi Ilia ishin pa shenja jete ndërsa nga ekzaminimi i trupave rezultoi se kishin shenja dhune që dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet me sende të forta.

Ishin fqinjët që njoftuan policinë për ngjarjen. Familjarë të çiftit kishin humbur kontaktet me ta dhe i kërkuan një fqinje që të shkonte në banesën e të moshuarve. Ishte ajo që i gjeti të vdekur.

“I gjeti fqinja, sepse e merrnin në telefon nga Athina, se ka një motër atje dhe nuk e ngrinin. Dhe i thanë shko dhe shiko si është puna.”

-Dëgjuat zhurmë gjatë natës?

“Nuk dëgjuam asgjë, as këta që ishin këtu, se unë jam nga ana tjetër e fshatit.

Policia e Gjirokastrës ende po heton vdekjen e çiftit ndërsa është përjashtuar mundësia që ngjarja të ketë ndodhur pas një grabitjeje. Kjo pasi nuk u konstatuan dyer apo xhama të thyer dhe nuk kishte sende të vjedhura në banesën e të moshuarve.

“Çifti i të moshuarve që u gjetën të pajetë në banesën e tyre në fshatin Podrishtë jetonin të vetëm dhe nuk kishin fëmijë.”

Klan News