kombetarja-fifa

Kombëtarja është në prag të ëndërrës së kualifikimit dhe ndeshja me Serbinë mund të jetë etapa e finale drejt Euro 2016. Trajneri Gianni De Biasi tha se është është i përqendruar dhe lojtarët janë të motivuar për takimin.

Gianni De Biasi (Trajner i Kombëtares): “Kam vendosmërinë dhe përqendrimin e duhur si në çdo ndeshje. Unë mendoj se duhet të jemi të përqendruar që të japim më të mirën, pasi mund të jetë një sfidë vendimtare. I kam idetë e qarta e kisha qëkur bëra publikimin e listës dhe më e rëndësishmja është që i kam në dispozicion të gjithë lojtarët që të japin kontributin e tyre. Nuk kem nevojë të motivoj lojtartë, pasi janë të motivuar, por duhet të shfrytëzojmë siç duhet energjitë tona”.

Kapiteni Lorik Cana shpreson që festa të jetë që në Elbasan.

Lorik Cana (Kapiten i Kombëtares): “Në rast se fitojmë do të festojmë këtu, në rast të kundërt do të shkojmë që ta arrijmë në Ameni”.

Formacioni pritet të ketë ndryshime sipas asaj që u pa në stërvitjen e pasdites të mërkurën. De Biasi pritet të aktivizojë Berat Gjimshitin në qendër të mbrojtjes përkrah Lorik Canës, ndërsa në sulm nga minuta e parë pritet ta nisë Bekim Balaj. Mesfusha e ngjeshur pritet të ndihmojë sulmuesin e vetëm.

Tv Klan