Shqipëria më shumë se te mrekullia përballë Italisë duhet të përqendrohet te fusha e lojës. Këto ishin fjalët e Gianni De Biasi në konferencën para ndeshjes, ku duhet të jenë të kujdesshëm, por të kërkojnë edhe të sulmojnë kur të kenë mundësi.

Gianni De Biasi (Trajner i Kombëtares): “Ne kemi nevojë për një rezultat në këtë moment të aktivitetit, por kemi edhe probleme me dëmtimet. Unë besoj se më shumë se mrekullia duhet të zhvillojmë një ndeshje të qetë dhe të luajmë si të barabartë, të mbajmë sa më shumë topin dhe të shfrytëzojmë rastet që do të na paraqiten.”

Kombëtarja në sfidën e së premtes pritet të luajë me një mbrojtje të përforcuar edhe pse De Biasi nuk ka dashur të japë të dhëna.

Gianni De Biasi (Trajner i Kombëtares): “Lojtarët që do të zbresin në fushë, kam edhe disa dyshime. Do ta mësoni kur të publikohet formacionit zyrtar.”

Kuqezinjtë zhvilluan edhe stërvitjen e fundit në stadiumin “Renzo Barbera”, që pritet të jetë i mbushur për përballjen e shumëpritur.

Tv Klan