tahiri

Projektligji i qeverisë që parashikon vendosjen e kamerave të sigurisë në lokale, biznese, shkolla, pallate dhe ambiente publike e private, përplasi në Komisionin e Ligjeve deputetët e opozitës me Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Drafti, sipas demokratëve, është absurd dhe ofron si zgjidhje dhënien me koncension të Sigurisë Publike.

Në kundërpërgjigje, Ministri Tahiri solli si argument praktikat, që sipas tij, ndiqen në Perëndim dhe duke i cilësuar abuzim akuzat e demokratëve.

Ajo që shqetësoi deputetët e opozitës është edhe aksesi që do të ketë policia tek filmimet, pasi sipas tyre, Kodi i Procedurës Penale, ia njeh këtë të drejtë vetëm prokurorit.

Tv Klan