Kosova, 280 mln euro për rimëkëmbjen

Rezultate të prekshme kanë dhënë efektet e pakos emergjente fiskale dhe asaj të rimëkëmbjes ekonomike si ndihmë për bizneset e prekura nga pandemia Covid 19 vlerëson zv/ministri i Financave, Agim Krasniqi.

Sipas tij ky efekt do të ishte më i madh sikur të mos zvarritej miratimi i projektligjit për rimëkëmbje ekonomike që u bllokua nga opozita.

Për ish-ministrin e zhvillimit ekonomik Valdrin Lluka pakoja e parë emergjente ishte sociale dhe ka shkuar në konsum derisa atë të rimëkëmbjes ekonomike e vlerësoi si premtuese.

Safet Gerxhaliu vlerëson se qytetarët dhe bizneset po i vuajnë pasojat e politizimit të pandemisë. Komplet pakoja për mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve ka mbetur nën hijen e axhendës politike, axhendë kjo e cila më shumë e ka dëmtuar Kosovën si në aspektin ekonomik ashtu edhe atë social.

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka premtuar pako të re të rimëkëmbjes ekonomike në këtë vit që sapo kemi hyrë. 

Tv Klan