INSTAT

Defiçiti tregtar pësoi ulje me 6.9 përqind në qershor, krahasuar me qershorin e vitit 2014. Ai preku nivelin e 25 miliardë lekëve. Të dhënat bëhen të ditura nga Instituti i Statistikave, sipas të cilit ky tregues u përmirësua nga rritja e eksporteve dhe ulja e importeve.

Në qershor eksportet e mallrave drejt vendeve të tjera shënuan rritje me 5.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shqipëria ka eksportuar më shumë në këtë muaj: ushqime, pije, duhan, tekstile dhe këpucë, makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi si edhe minerale, lëndë djegëse, energji elektrike.

Ndërsa vëllimi i importeve u ul me 1.1% në krahasim me qershorin e 2014- s.

Vendi ynë ka importuar më pak nga jashtë makineri, tekstile, ushqime, minerale dhe lëndë djegëse.

Partnerët kryesorë tregtarë me Shqipërinë janë Italia, Greqia, Turqia dhe Kina.

Në qershor të këtij viti, Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve në drejtim të Kosovës, Spanjës dhe Greqisë me 11.5 %.

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia, Gjermania, Malta.

Krahasuar me majin e këtij viti, defiçiti tregtar u rrit me 23.3 përqind.

Tv Klan