NishaniBehgjet Pacolli ndihet shumë i vlerësuar që Presidenti i Republikës e nderoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” për krijimin e imazhit pozitiv të shqiptarit në botë, aktivitetin humanitar në shërbim të paqes dhe kontributin e tij të qenësishëm në lobimin për njohjen dhe pranimin e pavarësisë së Kosovës.

Po aq sa për dekorimin Pacolli thotë se ndihet shumë i vlerësuar për pjesëmarrjen e krerëve më të lartë të mazhorancës e opozitës.

Ai bëri të mundur atë që pak kush ia ka arritur në këtë 25 vite në Shqipëri, bëri bashkë në ceremoninë e organizuar nga Presidenti Nishani, kryeparlamentarin Meta, zv. kryeministrin socialist Peleshi, ish kryeministrin Berisha e kreun e opozitës Basha.

Por teksa ndihet i vlerësuar nga toka am siç e quan Shqipërinë, shpreh zhgenjimin që në Kosovë për të cilën ka punuar aq fort për njohjen e saj si shtet i pavaruar nuk ka marr asnjë vlerësim qoftë ky edhe modest.

I zhgënjyer Pacolli shprehet dhe për koalicionin e qeverisë Mustafa –  Thaçi, që e bën përgjegjës për eksodin e kosovarëve.

Por Pacolli mendon se shpresa nuk mungon dhe këtë e sheh dhe tek bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës, bashkëpunim për të cilin thotë se ka qenë ai i pari që e ka artikuluar publikisht.

Tv Klan