Rusi– Një projekt-ligj që synon dekriminalizimin e dhunës në familje për të ruajtur “traditën e autoritetit prindëror” ka kaluar lehtësisht nëpër fazën e parë të miratimit në parlamentin rus.

Yelena Mizulina një anëtare konservatore e parlamentit rus, e cila drejton një komitet për familjen dhe çështjet e grave, propozoi këtë projekt-ligj për ndryshim të kodit penal të Rusisë, duke hequr të drejtën e viktimave për të ngritur padi.

“Në familjen tradicionale ruse, kultura e marrëdhënieve prind-fëmijë është e ndërtuar në autoritetin e pushtetit të prindërve,” tha ajo në një takim të anëtarëve të parlamentit në Moskë. “Ligjet duhet të mbështesin atë traditë familjare.”

Ligji i propozuar u miratua nga 368 deputetë, me vetëm një në opozitë.

Në korrik të vitit të kaluar, Vladimir Putin mbikqyri një amendament në ligjin që shpalli dhunën në familje, vepër penale për herë të parë në Rusi. Mizulina dhe përkrahësit e saj e kanë protestuar vendimin që atëherë.

Sipas “The Moscow Times”.Vendimi u kundërshtua ashpër nga aktivistët e të drejtave të grave që besojnë se ligji i ri do i bëjë viktimat e dhunës në familje edhe më të prekshme./tvklan.al