Një burrë, pamja e jashtme e së cilit e ka detyruar të qëndrojë gjithë jetën të fshehur nga bota, ka dalë për herë të parë në publik. Shkak u bë vdekja e mbretit të Tailandës, i cili u nda sëfundmi nga jeta.

60 – vjeçari Shiti Charoenrattanaprapa, i cili vuan nga *

neurofibromatosis

që kur ishte 15 – vjeç është barktisur nga të gjithë ata që e rrethonin, përfshirë familjarët e tij.

Sëmundja në fjalë i ka shkaktuar fluska të mëdha që përngjajnë me tumorin, e që i kanë mbuluar të gjithë trupin.

Shiti

I paaftë për të gjetur një punë për shkak të pamjes dhe i braktisur nga të gjithë, Charoenrattanaprapa u gjet nga vullnetarët e Kryqit të Kuq, në provincën e Yala, ku jetonte i izoluar nga bota. 

Por tani ai dëshiron të kthehet në vendlindjen e tij, në Bangkok, për të bërë homazhet në nder mbretit Bhumibol Adulyadej.

Megjithatë, pas kësaj, Charoenrattanaprapa pritet të kthehet në provincën ku ka gjetur shpëtim, larg syve të njerëzve dhe nën kujdesin e Kryqit të Kuq.

Shiti 1

* Neurofibromatosis i referohet një gjendje që shkakton gunga/fluska të forta që rriten në mbulesat e nervave.  Ekzistojnë dy lloje kryesore, më e zakonshmja Tipi 1 ose NFI dhe prek përafërsisht 1 person në 2500. Deri më tani nuk ekziston një kurë. Kjo sëmundje shkaktohet nga një mutacion i geneve dhe është e trashëgueshme.

/tvklan.al