Rreth 103 mijë anëtarë të Partisë Demokratike do t’i drejtohen të shtunën kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj force politike.

Në garë janë kryetari i vetëngrirë Lulzim Basha, i cili kërkon një mandat të dytë në krye të partisë dhe ish- deputeti Eduard Selami.

Në mbarë vendin janë 73 qendra votimi, të cilat do të qëndrojnë të hapura nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes.

/Tv Klan