Gjykata e Sarandës ka dënuar me 34 vite burg Arqilea Koçin, i cili nëntorin e vitit të kaluar vrau punonjësin e një karburanti në Sarandë.

28-vjeçari gjatë hetimeve pranoi autorësinë e krimit duke deklaruar se e qëlloi Artan Hoxhën pasi u tremb duke qenë se ai lëvizi nga vendi.

Arqilea Koçi pasi qëlloi me çifte 44-vjeçarin u largua nga vendi i krimit me një motor dhe 60 mijë lekë të reja të marra nga kasa e karburantit.

Tv Klan