Policia e Tiranës ka bërë të mundur finalizimin e operacionit “BBM”, në kuadër të cilit kanë arrestuar  5 persona.

– Fatjon Bahiti, 27 vjeç, banues në Elbasan

– Abdyl Musagaj, 49 vjeç, banues në Elbasan

– Tomorr Shqezi, 53 vjeç, banues në Tiranë

– Ervin Myftiu, 39 vjeç, banues në Tiranë

– Nikolin Merko, 45 vjeç, banues në Tiranë

Nga ky operacion janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogram e 24 gram lëndë narkotike e dyshuar si Heroinë si  dhe 2 kilogram e 160 gramë Çokollatë e dyshuar kanabis.

Pas informacioneve të marra për një shkëmbim të lëndëve narkotike të llojit  Heroinë në rrugën “Vangjush Furxhi”, policica ka nisur aksionin. 

Gjatë ndërhyrjes forcat policore kanë hasur në rezistencë dhe njëri nga autorët në përpjekie për t’i shpëtuar Policisë ka bërë një manovrim të gabuar me automjetin e tij duke  ecur mbrapsht ku ka dëmtuar tre automjete të parkuara pranë automjetit të tij tip “Mercedes Benz”, dhe më pas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar  të largohet me vrap.

Punonjësit  e policisë janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për të bërë të mundur neutralizimin,  ku më pas kanë bërë kapjen dhe arrestimin e tij.

Në brendësi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogram e 24 gram me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

Në bazë të këtyre informacioneve është bërë edhe kontrolli i biznesit  “mini market” në pronësi të Nikolin Merko, ku pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kilogram e 160 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë kanabis. 

Nga veprimet  proceduriale të kryera janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 kilogram e 24 gram me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë

– 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva

– 1 automjet i tipit “Alfa Romeo”

– 1 automjet i tipit “Mercedes Benz”

– 12 aparate telefonik 

/tvklan.al