Detyrimet që drejtuesit e 140 mijë e 644 automjeteve kanë pa paguar në shtet, përfshirë edhe gjobat, nga viti 2010 e deri me sot arrijnë në afro 12 miliardë lekë.

Kjo shumë nuk është përfshire në ligjin e faljeve të Ministrisë së Financave që u dakortësua me FMN, që parashikon fshirjen e detyrimeve të prapambetura për bizneset para vitit 2010 dhe faljen e gjobave për bizneset që paguajnë 100% të principalit për detyrimet nga 1 janar 2011 deri 31 dhjetor 2014.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, nga kjo shume, afro 7.1 miliardë lekë i përkasin 88 mijë e 360 automjeteve, të cilat nuk janë aktive janë të trashëguara nga regjistrat e policie dhe nuk janë ne sistemin informatik të Drejtorisë se Shërbimit të transportit rrugor.

Ndërsa pjesa tjetër, që i takon 52 mijë e 284 automjeteve janë të regjistruara në sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit te Transportit Rrugor dhe kane afro 5 miliardë leke detyrime te papaguara po gjatë viteve 2010 e deri më sot.

Duke mos pasur shprese arkëtimi, kjo drejtori propozoi fshirjen e të gjitha detyrimeve nga regjistrat dhe kryerjen e çregjistrimit për t’i hequr nga qarkullimi, ndërsa në rast se do të kishte kërkesa nga drejtues automjeteve për të ribërë aktive./ TV KLAN