Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:40 të mbrëmjes së sotme, në lagjen “5 Shkurti” të Ballshit. Një zënkë mes ish – vjehrrit dhe vjehrrës me ish – dhëndrin të tyre, ka bërë që ky i fundit të marrë armën dhe të qëllojë mbi ta, duke i lënë të plagosur.

Të lënduar nga kjo ngjarje kanë mbetur bashkëshortët E Xh, 53 – vjeç dhe L.Xh, 52 vjeçe. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit dhe ndodhen në sallën e Kirurgjisë.

Nga hetimet e policisë rezulton se autor i dyshuar i ngjarjes është ish – dhëndri, L.S, 35 – vjeç, banues në Dukas, Patos.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rethanave të ngjarjes, gjithashtu është organizuar puna për kapjen e autorit.

Mometalisht mbetet e parqartë arsyeja e zënkës që çoi në këtë plagosje të dyfishtë. Dyshimet janë se shkak është bërë divorci mes 35 – vjeçarit dhe vajzës të së plagosurve. /tvklan.al