“Mirëmbrëma zonja dhe xhentëllmenë të mbetur”

ishte fraza hapëse që përdori prezantuesi i Golden Globe, duke e drejtuar gishtin tek skandalet seksuale ndaj grave që shokuan Hollivudin përgjatë 2017-ës. Një temë që dominoi edicionin e 75-të Golden Globe, ku në shenjë proteste pjesëmarrësit ishin veshur me të zeza. Po ashtu një pjesë e madhe e trofeve i shkuan filmave për këtë kauzë.

I tillë ishte filmi që mori numrin më të madh të trofeve “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”. Një film që tregon historinë e një nëne që kërkon drejtësi për dhunimin dhe vrasjen e të bijës. Filmi rrëmbeu 4 trofe, mes të cilëve atë të dramës më të mirë, aktores më të mirë dramatike Frances McDormand, aktorit mbështetës Sam Rouell dhe skenaristit më të mirë Martin Mekdona.

Aktori më i mirë u shpall Gary Oldman, që i dha një trofe filmit Darkest Hour në rolin e Winston Churchill.

Nga dy trofe morën komedia muzikore Lady Bird dhe The Shape of Water, që mori edhe trofeun e producentit më të mirë që i shkoi Guillermo del Toros. Një mesazh për dhunën seksuale ndaj grave shprehu edhe producentja e famshme Oprah Winfrey:

“Për një kohë të gjatë, gratë nuk janë dëgjuar e besuar kur kanë thënë të vërtetën për pushtetin e burrave të tyre. Por koha e tyre ka mbaruar!”

Tv Klan