Qeveria nis konsultimet për Projektin e Strategjisë së re të Diasporës dhe Migracionit. Ministri Pandeli Majko organizoi një takim ku ishin të ftuar dhe përfaqësues të trupit diplomatik dhe përfaqësues të LSI, por mungoi partia tjetër e opozitës, Partia Demokratike, gjë për të cilën kryeministri Rama shprehu keqardhje.

Edi Rama:

Kjo është një ndër ato tema që s’kanë qasje as majtas as djathtas, por ka qasje unifikuese kombëtare”.

LSI jo vetëm ishte pjesë e tryezës së konsultimeve, por deputeti Shezai Rrokaj foli me superlativa për projektin e qeverisë.

Shezai Rrokaj:

“Më duhet të komplimentoj ministrin dhe gjithë stafin që ka punuar për këtë dokument”.

Ministri Majko rendit si prioritet të këtij projekti të drejtën e votës së shqiptarëve të diasporës, që edhe kryeministri Rama e sheh si kushtin për besueshmërinë e zgjedhjeve.

Pandeli Majko:

“Kjo çështje do të kërkojë një bashkëpunim me opozitën pa të cilën ky projekt nuk është i mundur. Vota e emigrantëve është e frikshme në thonjza. Ajo nuk mund të dihet”.

Edi Rama:

“Nuk ka një ilaç më efikas se sa rritja e përfshirjes në proces së shqiptarëve jashtë kufijve së Shqipërisë”.

Kryeministri dhe ministri i Diaspores premtuan që përpara mbajtjes së Samtit të Dytë të Diasporës në nëntorin e vitit të ardhshëm, do të bëhet regjistrimi i të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë. Në platformë, diaspora e Shqipërisë dhe Kosovës trajtohen si një e vetme.

Tv Klan