Makina e djalit të kryetarit të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili u përfshi nga flakët gjatë natës.

Në momentin e rënies së zjarrit automjeti tip Mercedez Benz ndodhej i parkuar para oborrit të shtëpisë. Kanë qenë fqinjët që kanë pikasur flakët dhe kanë njoftuar familjarët e Kryebashkiakut.

Policia dyshon se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po verifikon pamjet e kamerave të sigurisë të një biznesi aty pranë.

Një prej pistave të hetimit është zjarrvënia për shkak të detyrës.

Tv Klan