Diskriminimi i femrës në Shqipëri nis që në embrion. Raporti i agjencisë së Kombeve të Bashkuara e nxjerr në pah se familjet shqiptare ende preferojnë të kenë trashëgimtar meshkuj duke shënuar kështu rezultate negative në rajon.

Emanuela Bello, drejtore e UNFPA OKB, tha se “Shpesh herë është presion mbi femrën për të abortuar një femër, fakti që abortet selektive vazhdojnë të ndodhin në Shqipëri tregon që edhe ligji mbi abortin vullnetar le të themi, dhunohet të Shqipëri.

Në raport  theksohet se mbeten ende problem martesat në moshe të hershme pasi 1 në 10 vajza martohet nën 18 vjeç. Shkak për këtë mbeten kushtet e vështira ekonomike.

“Në qoftë se vajza jepet tek një familje për t’u hequr një gojë nga shtëpia, baza është varfëria. Është problematik fakti se si perceptohet. Shpesh herë ndodh që vajza të martohet në familje ku bashkëshorti i ardhshëm është emigrant, d.m.th. vajza merret në shtëpi për të qenë krah pune.”

Nivel mesatar Shqipëria mban vetëm sa i takon diferencimit të pagave.  

Burimi: Klan Plus

Gazetare: Joniada Koci