Një tjetër lajm i mirë për kinemanë shqiptare. Në festivalin më të rëndësishëm të filmit të Evropës Juglindore dhe më të madhin në Evropë, atë të Sarajevës, vendi ynë do të konkurrojë me “Dita zë fill”.

Mes qindra produkteve kinematografike, bashkëprodhimi shqiptaro-grek me skenar dhe regji të Gentian Koçit është një nga tre filmat që do të ketë premierën e tij botërore në një festival që nderohet nga personalitete të artit si Robert De Niro, Morgan Freeman, Brad Pitt, Gerard Depardieu apo Kevin Spacey.

Për publikun shqiptar, i cili “Dita zë fill” do të shohë pas konkurrimit në Sarajevë, është një histori mbijetese.

Një dramë e fortë sociale e cila zhvillohet e gjitha brenda katër mureve nën  interpretimin e Ornela Kapedanit dhe Suzana Priftit.

Pas Sarajevës, “Dita zë fill” një film i metrazhit të gjatë do të ketë  shfaqjen e tij të parë edhe në kinematë shqiptare në Shtator.

Tv Klan