Prokuroria e Posaçme, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatë, procedimin penal ndaj Muhamet Manollari, i cili akuzohet për financim të terrorizmit.

Hetimet e kryera nga SPAK kanë zbuluar si i pandehuri është djali i Mehdi Manollarit, i cili është larguar në 5 Maj të vitit 2013 nga Shqipëri për në Siri, duke u bërë pjesë e organizatës ISIS. Në vitin 2016 është shpallur në listën kombëtare të personave për financim të terrorizmit.

Në 19 Nëntor të 2018 djali i tij Muhamet Manollari, ka transferuar shumën prej 864 Eurosh në favor të një shtetasi sirian, me qëllim për t’ia dërguar babait të tij, i cili në atë kohë ndodhej në Siri. Për të dërguar këtë shumë parash, i pandehuri, nuk ka përdorur emrin e tij, por ka përdorur një kartë identiteti në emër të një gruaje, e cila e kishte raportuar atë të humbur, disa kohë para ngjarjes.

Manellari pjesë e organizatës terroriste ISIS, sipas Prokurorisë së Posaçme besohet të ketë vdekur në vitin 2019.

Klan News