Një adoleshent në Malajzi, i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm në bark, duke hequr një masë, që besohet të jetë fetusi i binjakut të tij të pa lindur.

Mohd Zul Shahril Saidin, 15 vjeç, e ka mbajtur fetusin, që nga lindja e tij në stomak. Sipas “The Mirror”, fetusi kishte krijuar flokët, këmbët, duart dhe organet gjenitale.

Nëna e 15-vjeçarit, Hasmah Ahmad, tha se djali kishte kohë që ankohej nga dhimbjet dhe prandaj vendosën të dërgonin në spitalin “Sultan Abdul Hamid”, ku u operua me sukses.

Nëna e djalit shtoi se, familja e saj kishin bërë gati ritet e varrimit të fetusit.

Sipas tabloidit britanik, Mohd Zul Shahril ndodhet ende në spital dhe se fenomeni nga i cili ishte prekur ndodh 1 herë në 500.000 lindje./tvklan.al