Djaloshi, i cili prej katër vjetësh ishte shefi i diplomacisë austriake, tashmë do të jetë kancelari i ri i Austrisë. Për herë të dytë thyen rekordin si drejtuesi më i ri në botë i një qeverie, ndërkohë që rekord shënoi edhe në vitin 2013 kur u zgjodh ministër i Jashtëm dhe Integrimit, në moshën 26 – vjeçare.

Me rreth 32 % të votave, duket se do të duhet të krijojë një koalicion për të qeverisur dhe sipas mediave austriake mundësitë e koalicionit janë me të djtathën ekstreme që është forcë e dytë me 27 % të votave. Edhe programi i Sebastian Kurz duket mjaft i bazuar në linjat e së djathtës ekstreme, si ndalimi i emigracionit, luftë ndaj islamizmit radikal, deportime të shpejta për refugjatët që nuk respektojnë rregullat, mbyllje e kufijve të jashtëm të BE.

Nuk kanë munguar kritikat nga mediat austriake, por edhe kancelarja gjermane Merkel ia ka kthyer favorin e një viti më parë. Kurz ka qenë në qendër të kritikave ndaj Merkel për politikat e saj pozitiviste ndaj refugjatëve. Dhe gruaja me e pushtetshme në botë në mandatin e saj të 4, i drejtohet bashkëkombasve se zgjedhja e austriakëve nuk është një shembull për t’u ndjekur. 

KLAN PLUS