Ishte një mbrëmje e shëmtuar dhe nuk e prisja! Nuk kam thënë as shkruar kurrë se kam pësuar dhune moralë kur firmosa kontratën. Me këto fjalë, Gigio Donnarumma po përpiqet të vendosë paqen mes tij dhe tifozëve të Milan. Portieri është përpjekur të qartësojë situatën pas deklaratave të menaxherit të tij Raiola se do të kërkojë prishje të kontratës për shkak të presioneve psikologjike që ka pësuar futbollisti. 

Për të larguar vëmendjen e tifozëve nga Donnarumma, menaxheri Railoa e në një komunikatë të tij thotë se problemi i Milanit nuk është portieri port drejtori sportiv Murabelli. Sipas Raiolas, ky i fundit ka inate personale me të dhe kërkon të përdorë lojtarin.

Kjo është një lëvizje e Raiolas për të lënë të qetë Donnarumman pasi dihet se këto probleme do të ndikonin në formën e tij si lojtar dhe aq më tepër që në prag merkatoje, ai duhet të shkëlqejë.

Tv Klan