Përgjatë hetimit të emisionit “Stop” në Tv Klan në disa farmaci bujqësore në Kuçovë, Shkozë, Paskuqan e Kamëz mbi tregtimin e fostoksinës, rezultoi se ky produkt i ndaluar ligjërisht shitet lirshëm në këto pika. Në një rast, një veteriner në Kamëz tregon se ka ardhur edhe një grua për ta përdorur fostoksinën për vetëvrasje, ndërsa i dashuri i saj i bënte me shenjë të mos ia jepte.

Farmaci bujqësore – KAMËZ – TIRANË

Qytetari: Kam nja dy qen rrugaçë atje. Dua noi ilaç, t’i helmoj!

Veterineri: I vetmi ilaç, që disponoj, është një kokërr, fostoksinë quhet. Do marrësh të paktën 3 kokrra!

Qytetari: Hë, hë…

Veterineri: Fostoksinë kokërr!

Qytetari: Po!

Veterineri: Do ia futësh në qese me suxhuk, me sallam, a me salsiçe, a ku di unë!

Qytetari: Po!

Veterineri: Do i lësh nja 4-5 ditë!

Qytetari: Po!

Veterineri: Ato 3 kokrra do i heqësh nga qesja, që do të jap unë! Do i lësh, mbas 4-5 ditësh, do e marrësh mishin dhe do i gjush atyre qenve, që vijnë aty. Nuanca që çliron, ato i futen ushqimit dhe i helmojnë ato. Aman për këtë Zot, as mos ia trego kurrkujt, se më merr më qafë! Të lira, po mos i prek me dorë! Më kanë ardhur femra këtu. Më kanë ardhur këtu, më kanë thënë dua fostoksinë. Përse e do, i kam thënë unë. Për ça e du,tha, du me mbyt veten. Dashnori i saj aty i prekte kryet në derë aty. Dashnori i saj ma bënte me gisht “mos ia jep”./tvklan.al