Drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit te Pastrimit te Parave, Alket Hysenaj i ka dorëzuar kryeministrit dhe Ministrit te Drejtësisë dorëheqjen.

Në letrën e tij të dorëheqjes, të siguruar nga televizioni Klan, Hysenaj që drejton institucionin i cili është pjesë e procesit te vettingut për hetimin e pasurive te gjyqtareve dhe prokuroreve, thotë se po ndërmerr këtë hap pas sulmeve qe sipas tij po i bëhen nga personat që nuk duan zbatimin shpejte dhe efikas te reformës në drejtësi.

Sipas Hysenajt largimi i tij nga kjo detyrë do të shërbejë për të eleminuar çdo alibi te atyre qe i frikësohen reformës./TV Klan

Gjithashtu ka dhënë dorëheqjen dhe Drejtori i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK)  Arben  Seferi.

Mësohet se Seferi është dorëhequr për të njëjtën arsye si Hyseni, që t’i hapë rrugë zbatimit të reformës në drejtësi./tvklan.al