Këshilltarët e Partisë Demokratike në mbledhjen e së enjtes së këshillit bashkiak të Tiranës u perfaqësuan nga një kryetar i ri.

Leonard Olli dha dorëheqjen si kryetar i grupit të këshilltarëve të djathtë.

Në fillim të mbledhjes Olli deklaroi se për shkak të angazhimeve personale tërhiqet në rolin e këshilltarit të thjeshtë.

Në detyrën e kryetarit të grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike ai u zëvendësua nga Kreshnik Çollaku. Aktualisht Çollaku kryeson Departamentin për Politiken e Jashtme në selinë blu.

Tv Klan