Zinedine Zidane lajmëroi largimin nga Real Mdrid. Në një konferencë shtypi bashkë me presidentin e klubit Florentino Perez, francezi deklaroi se ky është momenti më i mirë për të lënë stolin e ‘galaktikëve’. Ai tregoi edhe arsyet e këtij vendimi.

“Ka momente të komplikuara kur pyes veten nëse jam personi i duhur. Kjo më bën të reflektoj. Lojtarët kanë nevojë për një ndryshim. Ky është një klub me shumë kërkesa dhe i vëmë lojtarët në presion të madh. Dhe ka momente ku nuk mund të kërkosh më shumë.”

Sipas tij, skuadrës i nevojitet një mënyrë e re drejtimi.

“Mendoj që ky ekip duhet të vazhdojë të fitojë, dhe ndryshimi ishte i nevojshëm. Duhet një drejtim i ri dhe një metodologji e re në drejtim.”

Në dy sezone e gjysmë në drejtimin e madrilenëve Zinedine Zidane fitoi 3 Champions League, një kampionat, një Superkupë të Spanjës, një Superkupë të Europës dhe 2 Botërorë për Klube.

Tv Klan