Për dorëzimin e mandatit nga Armando Prenga, pas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara ka reaguar edhe OSBE. 

Me anë të një postimi në Twitter, prezenca e OSBE në vendin tonë thotë se mbështet nxitjen për vigjilencë, për parandalimin e kandidimit të kriminelëve.

“OSCE në Shqipëri i bashkohet nxitjes për qytetarët&institucionet e Shqipërisë të jenë vigjilentë që të parandalojnë kandidimin e kriminelëve”.

Më herët, teksa e mirëpriti largimin e ish – deputetit Prenga, në një deklaratë për mediat Ambasada Amerikane theksoi se personat me dosje penale, nuk kanë vend në Kuvend, gjykata e qeveri./tvklan.al