Kjo javë ka nisur e ngrohtë dhe me diell. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, deri ditën e mërkurë do të mbizotërojnë kthjellimet, ndërsa prej ditës së enjte nisin reshjet e shiut.

Temperaturat do të jenë të larta deri në mes javë, duke arritur edhe në 27 gradë Celsius. Pavarësisht reshjeve, temperaturat minimale do të pësojnë rritje, ndërsa vlerat makismale ulen me vetëm dy gradë Celsius prej te enjtes.

Meteoreologët parashikojnë se gjysma e parë e muajit Maj do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm duke bërë që reshjet të jenë prezente edhe në fundjavë.

Klan News