Hetuesit që po kërkojnë për avionin e zhdukur të Malaysian Airlines MH370 janë besimplotë se kanë gjetur vendndodhjen e tij.

Agjencia Kombëtare e Shkencës në Australi, CSIRO beson se mbetjet janë në një zonë rreth 25 mijë kilometra larg nga zona ku ishin fokusuar kërkimet fillestare.

Boeing 777 u zhduk teksa udhëtonte nga Kuala Lumpur drejt Pekinit, më 8 Mars të 2014 -ës, me 239 persona në bord.

Pavarësisht kërkimeve masive të kryera nga disa shtetet, vendndodhja e avionit mbetet ende mister.

Në Dhjetor të 2016 -ës, Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit identifikoi një zonë të re dhe tha se kishte shumë gjasa që mbetjet e avionit të ndodheshin atje.

Megjithatë, qeveritë e Malajzisë, Kinës e Australisë deklaruan se nuk kishte prova të mjaftueshme për të rinisur kërkime të reja.

Tashmë CSIRO ka konfirmuar se kjo zonë e re, mund të jetë pikërisht vendi ku ra MH370.

Më herët, qeveritë e tre vendeve janë shprehur se do të rinisin kërkimet nëse do të përballeshin me informacione të besueshme.

Zona e parë ku u kërkua për avionin e rrëzuar ishte në Oqeanin Indian, në jugperëndim të Australisë, në 2014 – ën. Hetuesit shpenzuan më shumë se 2 vjet në kërkim të tij me pajisje e teknologji të ndryshme, por nuk mundën të zbulonin vendndodhjen e xhetit./tvklan.al