Flutura ka sjellë bashkëshortin e saj, pasi kursimet e jetës ky i fundit ua ka dhënë borxh shokëve. Në këmbim ai thotë se ka marrë një tokë, por dokumentat e të cilës janë fallso.

Bëhet fjalë për më shumë se 17 milionë lekë të vjetra. Veladini tani përveç lekëve që ka dhënë është futur dhe në borxhe sipas Fluturës.

Eni Çobani: Ke një letër dore ku ti ke dhënë 17 milionë lekë të vjetra me këtë letër. Përse i jepje këto lekë ti se nuk na the përse i ke dhënë?

Veladin: Ky Tomor Luca, kishte supermarket të madh në Cërrik dhe binte ushqime te plaku im, që kishte dyqan e furnizonte. Plaku i dha lekë se i tha ky në 10 milionë unë jap 1 milion. U gënjeva dhe unë me fajde i dhash dhe unë lekë. Kaluan vite, plaku ja mori se bëri shtëpi kurse mua nuk mi dha, më dha 2-3 muaj pastaj ra piramidë, iku në Greqi, Itali mbetën lekët. Kam që në 2006 më mashtron.

Flutura: Ke borxhe 5 mln, me ça do i lash ato borxhet?

Eni Çobani: Pra sot Tomori ty të ka 12 milionë e 250 mijë lekë të vjetra. Kur do t’i sjelli? Të fundit t’i ka dhënë në 2018-ën, pra ke 4 vite.

Veladin: Vetëm më gënjen…

Flutura: Ka borxhe moj zonja Eni, 5 milionë, jemi mbushur…

Eni Çobani: Po borxhet e tua kush i lanë? Flutura tani?

Veladin: Borxhet unë do t’i lajë, po pres…

Eni Çobani: Kemi një tokë…

Flutura: Nuk kishte lekë t’i jepte më dhe e gënjyen me një copë tokë.

Eni Çobani: Po ku është toka?

Flutura: Tek varrezat e Elbasanit, toka është e imja, e kam paguar unë, e shfrytëzon një tjetër dhe ai i merr qiranë. Fajin e ka Flutura, ça faji kam unë? Është djersa ime.

Eni Çobani: Ti tani qenke mbytur, i ke dhënë lekë këtyre njerëzve, tokë nuk ke marrë, letra nuk ke, shan Fluturën.

Veldani: I besova…

Eni Çobani: Po tani të gjithë ju burrat që vini këtu ‘i besova’, sy në ballë keni. Herën e parë me Tomorin je gënjyer se more lekë me fajde si babai, ai ra piramidë e ke bërë me dashje. Kur jep lekët bëje me dokument, lexoje mirë dhe firmën e zonjës ku e ke tek lekët.

Flutura: Nuk më jepte asnjë lekë më thoshte pse të ndarë jemi ne? I mbante vetë, kushedi sa lekë.

Eni Çobani: Lekë ke ti me vete?

Flutura: Nuk kam zonja Eni asnjë. Ai më bëri kështu më sëmuri, më futi kancerin, më stresoi… Të ishin ata këtu jo unë…

Veladin: Ik qërohu, surrat dreq…

Flutura: As kam ndërmend të kthehem tek ty, kam 3 yjet e mi, dua lekët t’i shoh dhe të vdes rehat se të mashtruan, vajzës nuk i dhe…

Veldain: Do vdesësh mos ki merak… /tvklan.al