Këngëtaret me famë botërore kanë performuar në festivalin “Rock in Rio 2022”

Prej kohësh përflitet se dy këngëtaret me origjinë shqipëtare , Rita Ora dhe Dua Lipa nuk kanë një raport të mire me njera-tjetren. Asnjëra prej tyre nuk ka treguar se çfarë ka ndodhur konkretisht, por duket qartë, se marrëdhënia mes dy artistëve nuk është e ngrohtë. 

Megjithatë, dashur pa dashur artistet  janë bërë “bashkë” në Brazil,  pasi performuan në festivalin ‘Rock In Rio 2022’.

Ne një postimi në instagram , Rita dhe Dua kanë ndarë foto dhe video mjaft të ngjashme me njëra – tjetrën. Këngëtaret shihen teksa kanë pozuar fillimisht në  avion dhe më pas kanë ndarë video me pamje nga avioni, të Rio de Zhaneiros.

Këngëtaret u shfaqën mjaft energjike në skenë , teksa performuan përpara mijëra fansave,  të pranishëm në festival.

Megjithatë , Nuk dihet nëse këngëtaret me famë botërore,  kanë pasur një takim në prapskenë edhe pse  performacat e tyre,  u zhvilluan në kohë të ndryshme.

“Rock in Rio” është një nga festivalet më të mëdha të muzikës në botë, e cila nisi në Brazil dhe më vonë në vende të tjera si Lisbona, Madridi dhe Las Vegas.

Klan News