Mijëra fansa u mblodhën në kryeqytetin e Britanisë për të ndjekur idhullin e tyre, këngëtaren kosovare Dua Lipa.

Por surprizë ka qenë pjesëmarrja e kryetarit të bashkisë së Londrës Sadiq Khan. Ky fakt ka emocionuar 22-vjeçaren e cila ka postuar një foto në instagram.  

“Jo çdo ditë kryetari i Londrës vjen në koncertet tua. Sadiq Khan faleminderit që erdhët. Nder i madh”,

shkruan  Dua Lipa.

22-vjeçarja është këngëtarja më e pëlqyer në Britani, dhe jo vetëm. Ajo ka arritur të thyejë rekorde me këngën e saj  “New Rules” duke marrë rreth 570 milionë klikime. 

Burimi: Klan Plus