Për të dytin vit radhazi, gazeta prestigjioze britanike “The Independent” ka publikuar listën e grave më me ndikim në botë, një listë e përbërë nga 50 zonja e zonjusha nga fusha e artit, politikës, biznesit, medias, sportit etj.

Lista e “The Independent” me 50 gratë më të fuqishme apo më me ndikim në botë për këtë vit u publikua sot më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Në këtë listë, “The Independent” ka përfshirë edhë këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa, e cila është në kulmin e suksesit të saj me këngët e njëpasnjëshme hit, teksa ditët e fundit arriti një tjetër sukses, si këngëtarja më e dëgjuar në “Spotify”.

Dua Lipa, aktualisht 28 vjeç, njohu shpërthimin e saj në karrierë në moshën 25-vjeçare. Ajo dhe familja e saj u zhvendosën në Britani të Madhe pas luftës në Kosovë që i detyroi të largoheshin.

Më herët, Dua Lipa ka kritikuar politikat qeverisëse që kanë të bëjnë me migracionin, ndërsa së fundmi ka bërë thirrje për armëpushim në Gaza.

/tvklan.al