Bukuria për Dua Lipën nuk ka asnjë rëndësi. Për të e vetmja gjë që vlen është muzika, siç thotë vetë këngëtarja me origjinë kosovare në një intervistë për Mediaset.

Ajo është një ndërthurje e zërit shpërthyes dhe ekspresiv, këngët e saj janë të goditura, pamja e saj është magjepsëse, por për Dua Lipën e gjithë vëmendja është përqëndruar te karriera dhe albumi i parë që pritet të dalë në treg në muajin qershor.

Dua Lipa pranon se i shkruan vetë këngët dhe thotë se çdo çast i ditës mund të jetë frymëzues për të. Në albumin e yllit të muzikës do të ketë bashkëpunime me këngëtarë të rëndësishëm si Nicki Minaj, Drake, Lana del Rey apo Nelly Furtado. Kjo e fundit së bashku me Pink, dy këngëtaret model të 21-vjeçares.

Tv Klan