Këngëtarja kosovare Dua Lipa, e cila po bën famë në Britaninë e Madhe nuk e harron origjinën e saj.

Përmes një postimi të bërë në Instagram, ajo ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës duke e shoqëruar urimin e saj edhe me flamurin e Kosovës.

Happy Independece Day Kosovo”-

shkruan ajo.

Shteti i Kosovës sot mbush 8 vjeç, me 17 shkurt të vitit 2008 Kosova u shpall shtet i pavarur, edhe pse shpallja e pavarësisë i ka paraprirë një proçesi të gjatë sfidash për sa i përket ngërçit politik./tvklan.al

dua lipa