Cili është motivi për 21 – vjeçaren kosovare, Dua Lipa, yllin e ri të POP – it anglez?

Të mos heqësh asnjëherë dorë nga ëndrrat, pavarësisht pengesave!

Këngëtarja e “Be the One”, me 10 milionë ndjekës në Youtube,  tregon në një intervistë për “Corriere della Sera” se si u përjashtua nga kori i shkollës fillore sepse nuk mund të arrinte dot notat e larta.

“Nëse do ta takoja sot atë mësues, nuk do të kisha asgjë për t’i thënë. Me frymëzon ajo që bëj dhe jam e lumtur që nuk u dorëzova, pavarësisht fjalëve të tij”.

Pak përpara verës, ajo do të nxjerrë albimin e saj të ri.

Dashurinë për muzikën e trashëgon nga i ati, që kishte një grup rroku në Kosovë dhe më pas, u vendos në Londër, ku lindi dhe u rrit Dua, mes David Boui, Radiohed, Sting, Stereofoniks etj.

Familja e saj u kthye në Kosvë, por 15 – vjeçarja Dua zgjodhi Londrën, ku u zhvendos dhe pavarësisht vështirësive të jetuarit vetëm, ka po të njëjtin menaxher të Lana Del Rei.

Tv Klan