Armand_Duka

Presidenti i FSHF-së Armand Duka sëbashku me pjesëtarë të stafit dhe studiot ligjore ndodhen në Zvicër me synimin për të marrë 3 pikët në tavolinë duke mbështetur te pamundësia për të vijuar ndeshjen, pasi fusha u pushtua nga tifozët.

Në një intervistë telefonike për Televizionin Klan, Armand Duka ka sqaruar se kërkesat e FSHF janë të qarta.

Armand Duka (President i FSHF-së): “Ne kemi dorëzuar faket dhe provat te UEFA dhe Komisoni i Disiplinës pritet të marrë vendimin. Ajo që ka ndodh në Beograd është qartë ka qenë një fushë e pushtuar nga tifozët dhe ne presim vetëm të marrim një rezultat në tavolinë”.

Kreu i FSHF-së ka pranuar se kjo çështje mund të shkojë edhe në shkallët e tjera të gjykimit sportiv përfshi këtu edhe Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Armand Duka (President i FSHF-së): “Kjo është një çështje e ndërlikuar, e cila besoj se do t’i kalojë të gjitha fazat e gjykimit dhe patjetër që ne jemi të përgatitur të përballjomë të gjitha fazat e gjykimit”.

Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se të gjitha shkeljet Federatës Serbe janë të dokumentuara dhe i ka kërkuar UEFA-s t’i përfshijë në akuzat e ngritura.

FSHF ka paraqitur aty edhe faktet e shfaqes së racizmit, por edhe organizimin e dobët të palës pritëse. Në dosje janë përfshirë edhe raporet mjekësore për gjendjen e futbollistëve pas trazirave.

Sipas FSHF duke u bazuar në këto fakte jo vetëm që shkelja për të cilën është akuzuar Shqipëria se nuk pranoi të rifillojë ndeshjen duhet të rrëzohet, por Kombëtarja të marrë edhe fitoren 3 – 0 në tavolinë.

Sa për flamurin me hartën e Shqipërisë Etnike që u shfaq në stadium dhe krijoi shumë debat FSHF sqaron se UEFA nuk mund të bëjë përgjegjëse palën shqiptare  pasi në stadium nuk ka patur tifozë shqiptarë dhe droni ka ardhur nga jashtë stadiumit.

Të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj Serbisë mbështeten në Rregulloren e Disiplinës së UEFA-s. Pritet që vendimi për sfidën Serbi – Shqipëri të publikohet të enjten.

Tv Klan