Edhe pse kandidatura e tij u mbështet nga më shumë se gjysma e kontinentit, Presidenti i Federastës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka nuk mundi të zgjidhej anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Kreu i federatës shqiptare mori 25 vota, ndërsa Servet Yardımcı nga Federata Turke, rivali që mori më pak pëlqime nga fituesit, u zgjodh në komitetin ekzekutiv me 34 vota.

Gjithsesi Duka do të kthehet në Shqipëri me 1 milionë Euro bonus nga UEFA si pagese solidariteti pasi të ardhurat kanë qenë të kënaqshme për organizmit që qeveris futbollin në Europë.

Në kongresin e mbajtur ne Helsinki, UEFA, vendosi me votë edhe kufizimin e mandatit të zyrtarëve të lartë përfshi edhe të presidentit të cilët do të mund të shërbejnë maksimumi deri në 3 mandate nga 4 vjet.

Një tjetër ndryshim është që procesi për zgjedhjen e stadiumeve ku do të luhen finalet e Champions League dhe Europa League duhet të jetë më transparent

Ndryshimet u votuan në mënyrë unanime nga 55 federatat anëtare të UEFA-s.

Këto ndryshime do të shkruhen në statutin e uefas dhe do të bëhen efektive me 1 korrik.

Tv Klan