Edhe pse arbitrat e futbollit kanë qënë nën akuzë si faktor në ndikimin e rezultateve të ndeshjeve, presidenti i Federatës, Armand Duka përjashton mundësinë që gabimet e tyre në mënyrë të vullnetshme të kenë ndikuar në klasifikimin e Superligës.

Duka i ktheu në këtë mënyrë përgjigje akuzave edhe ndaj Federatës se ka komanduar xhaketat e zeza në ndeshje që rezultuan përcaktuese për titullin kampion. Një përgjigje të veçantë ai e kishte edhe me deputetin socialist, Erjon Braçe, një prej akuzuesve të tij

Duke shpjegoi edhe arsyen përse në ndeshjen Kukësi – Skënderbeu nuk u angazhuan arbitra të huaj.

Në takimin me gazetarët duke nuk la pa përmendur edhe rënien e Tiranës nga Superliga, por tha se kjo nuk duhet trajtuar si dramë.

Sipas kreut të FSHF, krijimi i ligës profesioniste do të shmangte në mënyrë përfundimtare polemikat, akuzat dhe aleancat e mundëshme duke sjellë një produktin më të pranueshëm nga të gjithë klubet shqiptare.

Tv Klan