Gianni De Biasi është trajneri që çoi Shqipërinë për herë të parë në finalet e Europianit. Kjo arritje solli famë dhe lavdi për të aq sa në Itali shikohet me një sy tjetër 4 vjet pasi vendosi të zgjidhte kuqezinjtë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka i fituar në një televizion lokal në vendin fqinj zbuloi edhe një prapaskenë para se De Biasi të firmoste me Shqipërinë.

Armand Duka ,President i FSHF

:Ne kishim biseduar të shtunën me të duke i ofruar stolin e kombëtares, por ai priste të shkonte në Spanjë te Getafe. Të hënën ky ekip luante ndaj Barcelona dhe nëse humbiste do të shkarkonte trajnerin. Në fakt ndodhi e kundërta dhe De Biasi firmosi për ne.

Presidenti i FSHF-së deklaroi edhe se përfaqësuesja në finalet e Euro 2016 do të luajë futbollin e saj. Duka sqaroi se Shqipëria nuk ka lojtarë yje, por ka një ekip të tillë. Shqipëria është pjesë e Grupit A, ku ndodhen edhe Franca, vendi pritës i aktivitetit, Zvicra dhe Rumania.

Tv Klan