Policia-FierNjë 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Manzë të Durrësit.

Burimet policore bëjnë me dije se 40-vjeçarit Roland Farruku i është bërë atentat teksa kthehej në banesën e tij rreth orës 2.00 të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se Farruku është qëlluar nga një automjet në lëvizje e si pasojë ka marrë disa plumba në trup, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me të kalurarën e 40-vjeçarit si emigrant në Hollandë.

Aktualisht policia ka shoqeruar 12 persona të cilët dyshohen se mund të kenë dijeni për ngjarjen ndërsa po punon për zbardhjen e saj të plotë.

tvklan.al