Këto dy foto, të realizuara pak sekonda larg nga njëra – tjetra, kanë tmerruar përdoruesit në internet.

Teksa në njërën foto gjithçka duket normale, në tjetrën shfaqet një krijesë e çuditshme, që lëviz në park.

foto1

Dy imazhet u postuan në Reddit nga një përdorues, i cili tha se imazhet ishin shkrepur nga një pjesëtar i moshuar i familjes, duke përjashtuar kështu çdo mundësi, sipas tij, që janë të modifikuara me Photoshop.

foto2

Sipas “The Sun”, ai i postoi fotot në përpjekje për t’i dhënë një shpjegim.

Shumë prej përdoruesve u shprehen të tmerruar, ndërsa të tjerë u përpoqën t’i jepnin një shpjegim logjik, por pa mundur të zgjidhnin misterin.

//tvklan.al