Grupit Parlamentar Socialist në mbledhjen e radhës të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, ka vendosur për ngritje e 2 grupe pune që do të ndërmarrin kontakte edhe me bizneset private në funksion të uljes së papunësisë.

Kryeministri ka kërkuar të tregohet kujdes në përzgjedhjen e të interesuarve, të cilët duhet të jenë njerëz me integritet moral dhe profesional.

Në mbledhje është diskutuar dhe mbi axhendën parlamentare të seancës së ditës së enjte, kur është parashikuar të kalojë dhe lista me kandidatët nga shoqëria civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Tv Klan