Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Çfarë e ka detyruar mësuese Violetën për të ardhur nga Galigati i Gramshit në studion tonë? Nxëneset e saj.  Ajo, si mësuese e muzikës, do me patjeter ti mësojë të këndojnë edhe me iso. Nxënësve ju bëhet edhe një surprizë nga produksioni.

Pas humbjes së babait, Jorina për tre vite u mbyll në vetminë e saj. Përveç dhimbjes shpirtërore ajo pati dhe probleme serioze me shëndetin. Por njeriu që i qëndroi pranë nuk e humbi kurrë durimin për t’a rikthyer në jetën normale. Megjithatë, ka një peng mes tyre.

“PËR PESHK”

Për peshk…në Parga.. Një vend fqinj plot me shqiptarë me bukuri natyrore të ngjashme me jugun tonë, por të shfrytëzuara ndryshe duke përcjellë mesazhin se tradita e ruajtur është thesar.

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Vlora e burrave të fjalës dhe e grave të forta drejtesinë e shpirtit të së cilëve janë munduar ta gjejnë në zemrat e njëri-tjetrit duke besuar në virtytet e larta të vendit nga rrjedhin. Ky besim i thyer sjell sot në këtë ndërmjetësim Medinene dhe Agronin, bashkëshort prej 35 vjetësh, ku ajo e akuzon për tradhti dhe ka vendosur ta ndajë. Ti ndjekim sëbashku së cilat janë arsyet dhe a do gjejmë dot zgjidhje per ta.

“KENGA MAGJIKE”

Grupi “Të Kualifikuarit”:

  • LYNX – “Gjithmonë”
  • Manuel Moscti – “Sonte”
  • Rozana Radi – “Ma thuaj ti”

Kategoria “New Artist”:

  • Endri
  • Flutura Ajdari
  • Jeton Gashi
  • Red Carpet
  • Luljeta ft. Franci