Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“KA NJË MESAZH PËR TY”

Jeta shpesh na përball me sfida të mëdha, por kur ato janë të njëpasnjëshme, nuk mbetet shumë kohë për të jetuar çaste te lumtura. Anisa ka ardhur në program pikërisht për këtë. Kur jeta të jep njëqind arsye për t’u shqetësuar, familja të jep njëmijë arsye për të buzëqeshur!

Jeta na vë përballë sfidash të vështira dhe sado që përpiqemi duket se fatit nuk mund t’i ndryshosh rrugën. E tillë ishte edhe historia e Anisës nga qyteti i Memaliajt, që solli në rubrikën “Ka një mesazh për ty“ në “E Diela Shqiptare” moderuar nga Ardit Gjebrea. Anisa ka një mesazh për mamanë e saj, e cila prej katër vitesh vuan nga leuçemia. Ajo kërkon që mamaja t’i kryej vizitat me rigorozitet në mënyrë të tillë që të ketë sa më shumë përmirësime në këtë sëmundje.

Unë kam ardhur sot për mamin tim.

Si e ka emrin?

Manushe Hoxha.

Por pse ke ardhur për mamin sot?

Mami im ka prej katër vjetësh që vuan nga sëmundja e leuçemisë. Kam ardhur këtu t’i kërkoj që të shkoj të vizitohet pasi për rreth dy vite ajo nuk është vizituar fare, por ka marrë mjekime vetë. Ndërsa kur ka shkuar për vizitë dhe sidomos këto dy muajt e fundit, ka pasur përmirësime dhe e shikon edhe vetë që ka pasur rezultat.”

Anisa tregon për vështirësitë e familjes së saj dhe momentin kur u informuan që e ëma vuante nga leucemia.

Babi me gjithë vështirësitë që kishim arriti të më bëjë mua dasëm, pasi unë isha e fejuar me një djalë. Për ne ishte gëzimi më i madh, por nuk arritëm dot ta shijonim. Kur unë bëja përgatitjet për dasëm, shohim një ndryshim tek mami. Babai i thotë që duhet të shkosh të bësh një analizë dhe këto të fundit nuk i dalin mirë. Duhet ta nxirrnim jashtë vendit për të na dhënë një shpresë tjetër. Halla na ka ndihmuar për ta çuar mamnë jashtë, pasi mundësitë tona ekonomike ishin të pakta. E dërguam jashtë, por e njejta përgjigje edhe atje. Ditët e dasmës po afroheshin dhe për mua nuk ishte aspak e lehtë duke marrë vesh se çfarë kishte mami. Ka qenë një nga momentet më të vështira pasi unë të dielën martohesha dhe mami ditën e hënë shtrohej në spital. Shkonte tek doktori që të vazhdonte ilaçet e trajtimit se çfarë duhet t’i jepnin. Por këto trajtime duhet t’i merrte në spital dhe jo në shtëpi. Ajo shkon tek doktori dhe i thotë që nuk pranoj të shtrohem në spital, port ë më jepni ilaçe. Ajo vazhdoi për dy vjet kështu, deri në momentin që trupi i saj nuk duroi dot më. Duke parë gjendjen vendosi të shtrohej dhe tani i kanë ngelur edhe dy muaj, por ka ende nevojë për trajtim.

Më trego pak cilat janë momentet më të bukura që ajo ka kaluar në jetë?

Një nga momentet më të bukura për të është ardhja e djalit tim në jetë. Ajo mezi e ka pritur dhe mbesa ime.

Pse?

Sepse ishte i pari nip që erdhi në jetë.

Ju jeni katër motra apo jo?

Po.

Ka dashur mami të kishte një djalë?

Mami ka dashur aq shumë ndaj jemi edhe katër motra me idenë që mund të lindte një djalë.”

Babai i saj është polic dhe duket se ky profesion e ka bërë disi të “ftohtë” duke mos qenë shumë romantik me gruan e tij. Por “E Diela Shqiptare” të pamundurën gjithmonë e bën të mundur. Ndaj zonja Manushe përveç mesazhit që merr nga vajza një tjetër surprizë interesante e pret.

E shtrenja ime ti ke katër vjet që je sëmurë, të lutem mos u prek. Unë kam ardhur këtu për të të bërë të lumtur. Kam ardhur të të them që të marrësh trajtimet mjekësore siç duhet sepse para katër vitesh nuk i more, tani ke vetëm dy vite që i merr. Por edhe këto muaj që të kanë ngelur ti dukesh nuk ke shumë dëshirë të shkosh në spital. Të lutem bëj sit ë thotë doktori, sepse ai e di se cila është më e mira për ty dhe ti e ke vënë re që këto dy vitet e fundit ka bërë më të mirën për ty. Të lutem më premto sot se do të bësh çfarë të thotë doktori! 

Mami ti nuk ke djem, por ne vajzat do të jemi djemtë e tu. Për çdo nevojë që të kesh na ke ne. do të bëjmë çdo gjë dhe mund ta shikosh tani.

Në studion e “E Diela Shqiptare” vijnë tre vajzat e tjera të Manushes, por të transformuara si djem.

E pabesueshme Ardit, unë thashë çfarë janë këta? Mendova mos ishin balerinët dhe do më vënë në siklet për të kërcyer. Shumë faleminderit!

Si të duken gocat si çuna?

Të mrekullueshme janë.

Nëpërmjet një videoje djali i Anisës përshëndet nënën duke i thënë që e do shumë dhe e ka shumë xhan.

Sakaq, Manushja kërkon të përshëndesë bashkëshortin e saj Petritin i cili i ka qëndruar pranë në çdo moment.

Më kanë thënë që është edhe romantik, të sillte lule.

Jo lule s’më ka sjellë ndonjëherë por kishte fjalën e mirë në çdo moment

.

Petriti vendos që këtë veprim ta bëjë në studion e “E Diela Shqiptare” duke i dhuruar një buqetë të madhe me lule.

Leonora ka ardhur t’i plotësojë nënës së saj një ëndërr. Një peng i plotësuar në këtë prag festash! 

Silvi ka ardhur t’i bëjë një mesazh vjehrrës. Po po, vjehrrës! Për çfarë e ka thirrur ai? Silvi i bëri premtimet e tij dhe mbetet për t’u parë vetëm nëse do ti mbajë ato.

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” moderuar nga Ardit Gjebrea historitë janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga ato që kanë brenda shumë vëshirësi, por edhe ato me një fund të lumtur. Por, historia e Silvit është ndryshe nga sa jemi mësuar të shikojmë në këtë rubrikë. Ai sot ka ardhur për t’i dhënë një premtim vjehrrës, gjë që jo çdo dhëndërr mund ta bëjë.

Silvi nga vjen?

Jam nga Durrësi.

Sa vjeç je ti?

Jam 22 vjeç. Që në moshën 18 vjeçare jam bërë baba.

Por si u njohe me vajzën?

U njoha në një ekskursion. Shkova me dy shokë në Shkodër dhe në një lokal aty, po e shikoja. Dhe i shkova si çun i mirë aty për t’u futur në muhabet.

Pse ti nuk je çun i mirë?

Ja ashtu hajt më. Dhe nga ajo i ditë nisëm një lidhje të fshehtë prej katër muajsh.

Si e ka emrin vajza?

Migena.

Sa vjeçe ishte Migena në atë kohë?

Një vit më e vogël se unë 16 vjeçe.

Po babai i saj çfarë bëri?

Nuk e kisha frikën tek babai i saj, por tek vjehrra. Edhe kështu kaluan gati gjatë muaj dhe i thashë pastaj Migenës, që thuaji mamit, babit çfarë ke në shtëpi, që do të vij filani të kërkojë dorën.

I tha Migena famijes?

Po i tha, por ato nuk pranuan. Unë shkova vetëm fare se nuk i kisha marrëdhëniet e mira me famijen time.

Për ty Migena ishte e para?

E para me seriozitet. Shkova aty më prezantoi me familjen e vet. Kisha qejf ti ngacmoja pak, se jam tip që ngacmoj shumë. Ata më thanë mua ti që do të marrësh gocën tonë, ku punon, nga je e kështu. Unë i thashë jam i papunë, jam kështu e ashtu, pimë kafe më pas. Në fund i thashë prindërve të Migenës, që gocën tuaj kam për ta marrë, nuk do ta lë. E më pas, jo s’ta lemë, jo ta lemë, jo kush je ti… me vjehrrën ky muhabet.

Po pastaj bëtë dasëm?

Jo s’kam bërë as dasëm, as fejesë e kam marrë kështu futja kot, që t’i thosha vjehrrës që betimin që bëra e zbatova. Atë që ma do zemra nuk ma ndan dot jo ti, por askush vetëm Zoti lart. E mora e çova në shtëpi, e prezantova me prindërit e mi. I thashë mamit, që a doje të martohesha? Ja ku e ke nusen ta doni njëra – tjetrën.

Po si shkon nusja me mamin?

Ja ashtu edhe shkojnë mirë edhe jo. Aty i thashë nuses, që po më respektove nënë e babë, më kë respektuar edhe mua. E futa në shtëpi dhe më pas doja të acaroja pak vjehrrën dhe e mora në telefon. I thashë që jam ai që erdhi për të marrë gocën. Po çfarë do, më tha. Jo doja të të pyesja që ku e ke gocën, se më duket se nuk e ke në shtëpi. Jo në shtëpi e kam lënë më tha. Jo jo e kam unë të shtëpia ime, tani hajde dhe shikoje një herë në gjashtë muaj. Brënda ditës më kanë ardhur të gjithë si fis në shtëpi. Të gjithë donin, por vetëm vjehrra nuk donte që ne të fejoheshim. Unë kam bërë gjithçka për gocën e saj.

Kë ke thirrur sot ti?

Kam thirrur vjehrrën.

Po pse?

Sepse doja ti bëja një premtim, se nuk dua ta shikoj aq të mërzitur. Dua ti them që të më harroj se çfarë kam qenë.

Silvi tregon që ka qenë një djalë jo i mbarë, pasi edhe shoqëria që ai kishte nuk ishte shumë e mirë dhe shpesh luan bixhoz. Ai e ka nisur bixhozin që në moshën 11 vjeçare. Të gjitha paratë që fitonte në punë i linte në kumar. Ardhja në jetë e djalit dhe pritjen e dy vajzave binjake duket se e kanë bërë të reflektojë. Si çdo prind që kërkon më të mirën për fëmijët edhe Silvi ka dëshirën e madhe që fëmijët e tij të shkollohen dhe jo të ndjekin rrugën e gabuar.

Ndërkohë Marjana vjehrra e Silvit ka pranuar të vij në studion e “E Diela Shqiptare”.

Kë prisni që të jetë në anën tjetër të murit?

Të them të drejtën njërën nga vajzat mendoj që mund të jetë.

Sa vajza ke?

Dy vajza, Griseldën dhe Migenën.

Kush është më e madhja?

Griselda 24 vjeçe.

Është beqare?

Jo është e martuar, të dyja vajzat janë të martuara dhe kanë nga një djalë.

Po e vogla sa vjeçe është?

22 vjeçe.

Djalin duhet ta ketë të vogël fare?

E ka tre vjeç.

Po i paske martuar shpejt?

Ashtu erdhën punët.

Dhëndri i madh ku është?

Në Shkodër

.

Të dy nga Shkodra janë?

Jo tjetri është nga Durrësi.

Cilët nga dhëndrat ke më shumë pikë të dobët?

Po të dy i dua, po me këtë të voglin bëj pak debate

.

Më pas ajo e ka një ide se kush mund të jetë pas murit dhe mendon se dhëndri i vogël mund ta ketë thërritur, pasi vetëm ai i bën këto gjëra.

Teta Marjana në rradhë të parë…

Si e thërrite?

E kam fiksim t’i thërras “teta” se acarohet me mua prandaj.

Po pse nuk i thua mami i Migenës?

Po mami se kemi thirrur as asaj që na lindi.

Si i thërret?

Si them mami i them plake.

Nuk ma merrte mendja që do të shkoja deri në kërë pikë, por kam ardhur të të bëj disa premtime. Pavarësisht që grindemi bashkë, unë të du fort. Ty nuk të konsideroj si vjehrrë, por si nënën time të dytë sepse më ke dhënë mbështetje të madhe. Prindërit e mi nuk ma kanë bërë  atë që ke bërë ti. Atë Silvin që ke njohur atëherë harroje, se kam për të ndryshuar komplet.

E para, do të harrosh Silvin që luante bixhoz, që shkonte pinte kafe me femra të tjera etj. nuk ka më, do të bëhem një dhëndërr i mirë për ty, një prind i mirë për fëmijët e mi.

E dyta, të premtoj që për hatrin tënd do ta lë edhe cigaren, se kemi diskutuar shumë edhe për këtë pjesë. Me zemër këto premtime do t’i mbaj.

E treta, gocën e ke parë mirë, por do ta shikosh edhe më mirë. Këto premtime ti bëra publike për të thënë që do ti mbaj. Ti nuk je vjehrrë për mua, por nëna ime.

“ME BLERINËN”

Sot Blerina do të na çojë në skajin me jugor të Shqipërisë, Konispol. Histori, pamje të mrekullueshme dhe ushqimi i mirë nuk mungojnë asnjeherë në udhëtimet e Blerinës. 

Shijoni aromë mandarinash dhe një valle çame!

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Një nuse dhe një vjehrrë janë përballë njëra-tjetrës sot në rubrikën “Shihemi në Gjyq”. Znj. Aleksanda dhe znj. Edlira janë pjesëtare të familjes Vesho në Pogradec, e cila gjendet në një situatë mjaft problematike.

“Sa i pranojmë rrymat e ndryshme muzikore?”

Për të diskutuar mbi rrymat e ndryshme muzikore dhe se sa janë ato të mirëpritura në shoqërinë shqiptare, të ftuar janë: Krajka, Venera Lumani, Juliana Pasha, DJ Sardi, Olti Curri, Flor Mumajesi, Ferdi Kamberi.