Talk Show nga Ardit Gjebrea!

“PËR DREKË ME MUA”

Treshja e rradhës për rubrikën “Për drekë me mua” sjell tre emra mjaft të rëndësishëm të jetës publike në shqipëri. Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, juristja Eni Çobani dhe kantautori Flori Mumajesi, do të gatuajnë për njëri-tjetrin dhe në fund do të japin edhe vlerësimet e tyre mbi atë çka kanë shijuar. Mikpritësi i parë është Arbian Mazniku. Dietologia jonë Blerina Bombaj ka “mbikqyrur” kuzhinën e Arbit! Çfarë menuje ka përzgjedhur ai për dy mysafirët e tij….?

“TELEBINGO SHQIPTARE”

“SHIHEMI NË GJYQ”

Suela dhe Erjola janë kunata dhe prej 9 vitesh ka ndodhur një ngjarje e rëndë në familjen e Erjolës ku ajo sot akuzon Suelën, motrën e burrit të saj. A do ta zgjidhim dot këtë dhimbje? Na ndiqni se do tju lërë pa fjalë.

“EDHE UNË KËNDOJ”

Konkurentët:

Fanije Zaka,

Gezim Koleci,

Aferdita Meçi,

Liljana Hoxha,

Genci Blakcori,

Petrit Hysenbelli